Dërgesa në gjithë Shqipërinë · Paguaj në dorëzim

Rreth nesh

Chosen with intention, made to celebrate. Luxury Box ndihmon njerëzit të thonë atë që fjalët nuk e thonë dot: me argjend 925 dhe flori 14K, të zgjedhur me kujdes dhe të vendosur në paketim luksoz.

Historia jonë

Luxury Box lindi në vitin 2021 në zemër të Tiranës, në kryqëzimin e Rrugës Vasil Shanto me Bulevardin Bajram Curri. Pas saj qëndrojnë 24 vite eksperiencë në zanatin e bizhuterisë. Që nga dita e parë, qëllimi ynë ka qenë i thjeshtë: bizhuteri me materiale të vërteta, çmime fantastike dhe një shërbim që të bën të ndihesh si në shtëpi. Klientët tanë vijnë për një unazë premtimi, një varëse me emër ose një dhuratë për motrën, dhe shumë prej tyre kthehen për çdo festë të familjes.

Sot festojmë me mijëra klientë në Shqipëri dhe në diasporë. Koleksionet tona kanë emra që flasin për ne: Besa, për fjalën e dhënë; Drita, për shkëlqimin e përditshëm; Zana, e frymëzuar nga Zanat e mitologjisë shqiptare; Forever, për zemrat që duan të mbeten bashkë. Kemi shtuar The Layered Edit, The Gift Collection dhe koleksionet 14K Gold.

Argjend 925 dhe Flori 14K

  • Argjend 925: argjend sterling me 92,5% argjend të pastër, i përzier me metale të tjera që i japin fortësi. Është standardi ndërkombëtar për bizhuteri argjendi cilësore.
  • Argjend 925 i larë në flori 14K: baza është argjend 925, e veshur me një shtresë floriri 14 karat për ngjyrë të ngrohtë ari.
  • Flori 14K: flori 14 karat (58,5% ar), për bizhuteri që zgjasin një jetë.

Në çdo produkt do të gjeni materialin e saktë, “925 Sterling Silver | 14K Gold plated” ose “14K Gold”.

Dyqani ynë në Tiranë

Na gjeni në kryqëzimin e Rrugës Vasil Shanto me Bulevardin Bajram Curri, nga e hëna në të shtunë, 09:00–20:30. Aty mund t’i provoni të gjitha koleksionet, të merrni masën e unazës dhe të zgjidhni personalizimin bashkë me ne.

Ne kujdesemi që dhurata jote të jetë magjike.

Ju mirëpresim në dyqan, ose na shkruani në WhatsApp dhe ju ndihmojmë të zgjidhni.