Pas 24 vitesh si argjendari, e dimë që besimi fitohet me materiale të vërteta dhe me një premtim të qartë. Ja çfarë garantojmë për çdo bizhuteri Luxury Box.
Garanci autenticiteti
- Argjend 925: çdo bizhuteri argjendi është argjend sterling me 92,5% argjend. Shumica e copave mbajnë vulën “925” në pjesën e brendshme ose në kapëse.
- Argjend 925 i larë në flori 14K: baza është gjithmonë argjend 925; shtresa e jashtme është flori 14 karat.
- Flori 14K: flori 14 karat (585 pjesë ar në 1000), zakonisht me vulën “585” ose “14K”.
Cdo produkt shoqërohet me garanci për materialin e produktit.
Çfarë nuk mbulohet
- Konsumimi normal: gërvishtjet e vogla, zbehja graduale e shtresës së floririt në argjendin e larë, oksidimi (nxirja) natyral i argjendit.
- Dëmtimet nga goditjet, rëniet, zinxhirët e këputur nga tërheqja ose unazat e deformuara nga presioni.
- Kontakti me kimikate: parfum, klor pishine, ujë deti, kremra, produkte pastrimi.
- Riparimet ose ndryshimet e masës të bëra jashtë dyqanit tonë.
- Humbja e produktit ose e gurëve pas një goditjeje.
- Bateria e orës dhe rezistenca ndaj ujit përtej asaj që tregon prodhuesi.
Na shkruani në WhatsApp me foto të produktit dhe numrin e porosisë, ose sillni bizhuterinë në dyqanin tonë te Kryqëzimi i Vasil Shantos bashkë me faturën. E kontrollojmë dhe ju tregojmë zgjidhjen brenda pak ditësh.
Këshilla kujdesi
- Hiqini bizhuteritë para dushit, pishinës, detit dhe palestrës.
- Vendosni parfumin dhe kremin para se t’i vishni.
- Ruajini veç e veç, në kutinë Luxury Box ose në një qese të mbyllur, që të mos gërvishten dhe të mos oksidohen.
- Pastrojini me një copë të butë e të thatë pas përdorimit.
Më shumë këshilla gjeni te Si të kujdeseni për bizhuteritë.