The Besa Collection
Unazat Besa dhe Besim në argjend 925 dhe 14K Gold plated: your word, your promise, your truth. Një për ty, një për të.
The Besa Collection: your word, your promise, your truth
Besa është fjala e dhënë, premtimi që mbahet. Koleksioni Besa i Luxury Box lindi nga kjo ide: unaza të thjeshta dhe të forta, për t’i thënë dikujt “jam këtu” pa pasur nevojë për shumë fjalë. Punohen në 925 Sterling Silver dhe në argjend 925 të larë në flori 14K (14K Gold plated), me një linjë të pastër që vishet çdo ditë.
Besa dhe Besim: një për ty, një për të
Unaza Besa është unaza e premtimit, për një çift, për një fejesë të vogël në zemër ose për një përvjetor. Unaza Besim është menduar për dy: një për ty dhe një për motrën, shoqen ose partnerin, si shenjë e një lidhjeje që nuk ndryshon. Shumë klientë i marrin në çift, njërën në argjend dhe tjetrën të larë në flori.
Si ta zgjidhni
Unazat ofrohen në masat EU. Nëse nuk e dini masën, shihni Udhëzuesin e masave ose ejani në dyqanin tonë te Kryqëzimi i Vasil Shantos, ku masën jua marrim falas. Mund të kërkoni edhe gdhendjen e inicialeve ose të një date në pjesën e brendshme.
Çdo unazë Besa vjen në kutinë Luxury Box me kadife të zezë, me mesazh dhuratë falas. Paguani në dorëzim kudo në Shqipëri.
